NASA: Tre asteroidë po i afrohen sot Tokës

17 Shtator 2024 | 19:29

Tre asteroidë do t’i afrohen Tokës sot dhe asteroidi ON do të kalojë pranë planetit tonë në një distancë prej një milion kilometrash, që është rreth 2.6 herë më e madhe se distanca e Hënës, njoftoi NASA.

Asteroidi ON ka përmasat e një stadiumi me diametër rreth 290 metra dhe dy asteroidë të madhësisë së një shtëpie pritet të kalojnë sot pranë Tokës në një distancë prej 1.8 milionë kilometrash dhe 5.8 milionë kilometrash, raporton “Sëisher Post”.

Të mërkurën, asteroidi 155 metra i gjatë do të kalojë në një distancë prej 3.25 milionë kilometrash nga Toka dhe një tjetër, me madhësinë e një shtëpie, do të afrohet në 6.36 milionë kilometra.

Megjithëse këto objekte klasifikohen si “potencialisht të rrezikshëm” për shkak të madhësisë dhe afërsisë së tyre, asnjë nuk është në një kurs përplasjeje me Tokën.

Pavarësisht nga madhësia dhe shpejtësia e tyre, NASA ka siguruar se asnjë nga këta asteroidë që afrohen nuk pritet të godasë Tokën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026