​Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit të Hezbollah, reagon SHBA

19 Shtator 2024 | 09:00

Këshilltari i komunikimit për sigurinë kombëtare John Kirby deklaroi sonte se SHBA do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza dhe për të sjellë pengjet izraelite në shtëpi.

I pyetur nëse një konflikt i gjithanshëm në Lindjen e Mesme është i pashmangshëm pas zhvillimeve në dy ditët e fundit, Kirby tha se “asgjë nuk është e pashmangshme kur bëhet fjalë për atë pjesë të botës”.

“Është ende “shumë shpejt” për të ditur nëse ngjarjet e dy ditëve të fundit do të kenë ndikim në marrëveshjen e armëpushimit”, tha ai në një konferencë për media.

Kirby shtoi se marrëveshja duket se nuk është më afër arritjes se sa ishte një javë më parë, megjithëse ai pajtohet se është “90%”.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA-të nuk kanë pasur asnjë përfshirje në asnjërin prej sulmeve.

Ai refuzoi të komentojë nëse zyrtarët amerikanë ishin informuar se një valë e dytë sulmesh do të ndodhte sot.

I pyetur nëse njerëzit që zotërojnë pejxherë duhet të shqetësohen se mund të shpërthejnë, ai tha se nuk ka “asgjë më për të shtuar”.

Ai gjithashtu tha se SHBA nuk dëshiron të “shohë një përshkallëzim të çfarëdo lloji dhe se Shtëpia e Bardhë nuk beson se mënyra për të zgjidhur konfliktin është përmes operacioneve ushtarake.”

Numri i personave të vrarë në shpërthimet e sotme është rritur në 14, sipas ministrisë libaneze të shëndetësisë. Kjo është rritur nga nëntë vdekje të raportuara më parë. Ndërkohë numri i të plagosurve është rritur në 450, nga 300.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi të premten pasaportat koleksionuese që mbajnë portretin e tij, të cilat do të qarkullojnë në një numër të kufizuar në...
09:06 | 27/06/2026

Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar

Në rrjetet sociale në Itali po qarkullon një meme i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, që tregon Giorgia Melonin duke bërë të gjitha gjërat që mund...
08:19 | 27/06/2026

Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur

Më shumë se 900 persona janë vrarë dhe 3,360 të tjerë janë plagosur nga tërmetet në Venezuelë, sipas qeverisë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të...
08:16 | 27/06/2026