203 aplikime tek ‘Deputeti që duam’, Muzhaqi: Interes nga profesionistë e të rinj

19 Shtator 2024 | 16:22

203 persona kanë aplikuar në platformën ‘Deputeti që duam’ të ngritur në Partinë Socialiste.

Faza e parë e aplikimeve përmbyllet më 30 shtator dhe synimi është që një pjesë prej tyre të përfshihen në listat e kësaj force politike në zgjedhjet e parlamentare të vitit të ardhshëm.

Fundi i shtatorit do të përmbyll fazën e parë, atë të aplikimit në platformën ‘Deputeti që duam’ të ngritur në partinë socialiste.

Në një intervistë për Euronews Albania, drejtuesja e platformës, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tregon mbi interesin që kanë patur kandidatët potencialë për të qenë në listat për deputet në parlamentaret e 2025-ës.

“Deri tani ne kemi diku tek 203 aplikime që kanë ardhur. Aplikimet kanë qenë për të gjitha kategoritë që ne kemi përzgjedhur, pra për diasporën, për rininë, për profesionistët, për gratë por edhe tek platforma tjetër që ka qenë e hapur pra deputeti që duam për shqipërinë. Interesi më i lartë ka qenë nga profesionistët dhe nga rinia,”-tha ministrja.

Duke filluar nga java tjetër, aspirantët për deputet do të kenë testin e parë me elektoratin.

“I kemi dhënë detyrë aplikantëve që ata të fillojnë të fillojnë dhe të angazhohen me takime drejtëpërdrejtë në terren. Pra të bëjnë disa takime me komunitetin e tyre, pra nëse je profesionist mund të bësh një grupim profesionistësh dhe të kuptosh se kush janë sfidat që ky sektor ka,”-u shpreh më tej Muzhaqi.

Kjo është hera e dytë që socialistët tentojnë të afrojnë në parti individë të fushave të ndryshme për t’i bërë pjesë të listave për deputet.

Në 25 prill të 2021-it nga kjo platformë u përfshin mbi 12 persona për një vend në parlament. A synohet që këtë radhë të ketë më tepër të kandidatë?

“Besoj edhe nga numrat e aplikimeve që kemi deri tani mund të jetë një shifër që besoj do të jemi rreth asaj por kjo është dicka që sërish nuk dua ta them tani sepse e para nuk dua të demotivojë të gjithë ata që po aplikojmë sepse mendoj që ky numër mund të jetë edhe më i lartë,” –përfundoi ministrja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026