Kandidati i LSI-së në Korçë thotë se PS po përdor administratën në fushatë

13 Prill 2021 | 19:39

Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet kandidatit për deputet në Korçë, Endrit Braimllari, ka dalë në deklaratë për media sot duke denoncuar, atë që e quajti “krime zgjedhore” në qarkun e Korçës.

Braimllari tha se Partia Socialiste po përdor administratën, – në rastin e kandidatit për deputet Niko Peleshi administratën e ministrisë së Mbrojtjes – në fushatë zgjedhore. Ai tha se në shkelje të ligjit administrata po nxirret në terren për të bindur qytetarët të votojnë për PS-në.

Kandidati i LSI-së shtoi se qytetarëve “po u ofrohen leje legalizimi, kontrata pune dhe ndihma sociale” në këmbim të votës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026