Fabrika gjermane e birrës mbyllet pas 334 vitesh prodhim, ja arsyeja

23 Shtator 2024 | 07:16

Gasthaus Schlössle ka prodhuar birrën e vet qe nga viti 1690, duke e bërë atë një nga fabrikat më të vjetra të birrës në Bavari. Por në fund të dhjetorit, kjo do të marr fund pasi fabrika e birrës nga Neu-Ulm nuk do të jetë më në treg.

Bashkëpronarja e fabrikës Christa Zoller ka shpjeguar për gazetën “Bild” se konsumi i birrës po bie për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para dhe energjisë.

“Ne kemi pasur humbje me biznesin e birrës që dhjetë vjet,” ka thënë Zoller duke shtuar se prodhimi i birrës tani arrin në 100 mijë litra teksa katër vjet më herët kjo sasi ishte 150 mijë.

Një komplet me 12 shishe birrë Märzen kushton 13.50 euro, por sipas Christa Zoller kjo nuk mjafton.

“Çmimi duhej të ishte pothuajse dy herë më i lartë, atëherë ne mund të shpenzonim përsëri para për sisteme të reja, por kjo nuk mund të arrihet në treg,” ka thënë ajo duke shtuar se burokracia “po ua vështirëson jetën” prodhuesve të birrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026