“Nuk ndërtohet poshtë shtyllave të tensionit”- Eksperti: Pse shpërtheu fabrika

2 Mars 2024 | 20:59

Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë ishte shpërthimi që ndodhi në një fabrikë në Lushnjë, ku humbën jetën dy persona si dhe u plagosën 7 të tjerë.

Fillimisht u raportua se shpërthimi u shkaktua si pasojë e kontaktit që vinçi pati me një tel të tensionit të lartë që ndodhej pranë fabrikës ku po ndërtoheshin kapanonet.

Por dyshimet janë se kemi të bëjmë me një shpërthim të bombolave të oksigjenit me të cilat po saldohej.

Bombolat dyshohet se ishin të varura në vinç dhe nxehtësia e saldimit ka bërë që ato të shpërthenin dhe të shkaktonin tragjedinë.

I ftuar në studio, eksperti i energjisë Azmir Duleviç tha se është e papranueshme që të jepet leja për ndërtimin e një fabrikë poshtë një linjë të tensionit të lartë.

Duleviç theksoi se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga shkëndija që mund të ketë shkaktuar fusha elektromagnetike e tensionit të lartë, që ka çuar më pas në shpërthimin e bombolave të oksigjenit.

“Shtyllat aty kanë qenë, linjat e energjisë aty kanë qenë. Nuk jepet leja për të ndërtuar poshtë rrjetit të tensionit të mesëm 35kë dhe aq më shumë poshtë rrjetit të tensionit të lartë 120 kë. Ke si e kontrollon ku ndërtojnë njerëzit, nuk i jepet leja e energjisë elektrike nëse nuk respekton distancën. Mund ta ndërtoj godinën por t’i nuk i jep energji elektrike. Ke raste në Tiranë, shtylla të tensionit të mesëm në oborr në mes të Tiranës. Njëri dhe e ka betonizuar. E di ku është problemi? Kam folur dhe me punonjës të OSSH-së. Është efekti i fushës elektromagnetike, edhe pa e prekur telin në një rreze 60-110 cm, ose 1.1m ti je nën veprimin e fushës magnetike.

Duhen parë kushtet e bobulës së oksigjenit, pasi mund të jetë bërë shkak fusha elektromagnetike për të lindur një shkëndijë që ka ndodhur shpërthimi më pas”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026