Pamjet me dron tregojnë gjithçka nga shpërthimi në Lushnjë

2 Mars 2024 | 20:42

Emisioni Review në Euronews Albania publikoi pamjet me dron të asaj që ka mbetur pas shpërthimit të fuqishëm në Lushnjë, ku ndërruan jetë 2 persona si dhe u plagosën 7 të tjerë.

Fillimisht u raportua se shpërthimi u shkaktua si pasojë e kontaktit që vinçi pati me një tel të tensionit të lartë që ndodhej pranë fabrikës ku po ndërtoheshin kapanonet.

Por dyshimet janë se kemi të bëjmë me një shpërthim të bombolave të oksigjenit me të cilat po saldohej.

Bombolat dyshohet se ishin të varura në vinç dhe nxehtësia e saldimit ka bërë që ato të shpërthenin dhe të shkaktonin tragjedinë.

Shpërhimi i tyre solli më pas dhe rënien e telave të shtyllës së tensionit të lartë.

Mëngjesin e të shtunës në vendngjarje kanë qenë disa grupe hetimore, të cilat po punojnë për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes.

Gjithashtu po hetohet për të gjetur personat përgjegjës të mos respektimit të kushteve të sigurisë në punë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026