“Dënimi i Salianjit, vendim politik”, Bardhi: Shpallje lufte ndaj opozitës
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit demokrat tha se dënimi i deputetit Ervin Salianji është një vendim i pastër politik.
Bardhi u shpreh se ky vendim nuk është kundër Salianjit si person por ndaj mandatit të tij si deputet ndaj vendimi është një shpallje lufte ndaj opozitës.
“Në emër të grupit të PD dua të dënoj me forcë vendimin politik të urdhëruar nga zyra e Ramës kundër deputetit Salianji, vendimi i sotëm është i paprecedentë, nuk ka asnjë rast që të ketë shkuar dikush në burg për kallëzim të rremë. Vendimi i sotëm nuk është kundër Salianjit, është ndaj çdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar të Ramës. Geront Xhafaj është një trafikant i dënuar drogë, këtë ka thënë Salianji dhe për këtë po shkon në burg Salianji. Sot është kaluar vija e hollë që ndante demokracinë e brishtë shqiptare me diktaturën që po kërkon të instalojë Rama. Vendimin e dha një gjyqtare që ka qenë përfaqësues politik në KQZ për PS. Pse vëllain i një trafikanti droge nuk kalojnë në sitën e pasurisë sipas ligjit antimafia? Është një shpallje lufte ndaj opozitës. Kolegët kanë bërë propozimet e tyre që do të kalojnë për votim në kryesinë e PD që mblidhet urgjent po sot. Beteja bëhet kundër mandatit të Salinajit, ai nuk ka bërë betejë personale”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta