Salianji dënohet me burg, avokati: Çështja do ndiqet deri në Gjykatën e Strasburgut
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokraike, Ervin Salianji.
Avokati i tij, Redi Ramaj tha për Euronews Albania se vendimi i marr ditën e sotme ishte tërësisht politik. Ai tha se për këtë çështje do të bëjnë rekurs në gjykatën e Lartë, por u shpreh se nuk kanë besim as te ajo gjykatë. Sipas Avokatit Ramaj, pas Gjykatës së Lartë do të marrin të gjitha hapat e tjerë ligjor ku nuk përjashtoi dërgimin e çështjes në Strasburg.
“Do ndiqen të gjitha veprimet procedurale që njeh kodi i procedurës penale dhe kodi penal lidhur me rekursin në Gjykatën e lartë. Më pas të gjitha opsionet janë të mundshme. Duke qenë se rasti është politik, është e vështirë të gjejmë një mbështetje në këtë gjykatë. Rasti është tërësisht flagrant”,-tha avokati.
I pyetur nëse vendimi i gjykatës për të çuar në burg deputetin Ervin Salianji do të ekzekutohet që sot, Ramaj tha:
“Duhet parë interpretimi nëse vendimi i sotëm është i ekzekutueshëm i formës së prerë, apo kur të mbarojë në Gjykatën e Lartë, se ka dy qendrime. Duhet të mblidhet Kuvendi për ta shqyrtuar pasi është një rast i paprecedentë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë