Dënimi me burg i Salianjit, PD bën lëvizjen urgjente: Mblidhen në seli deputetët
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la këtë të enjte në fuqi vendimin që dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokraike, Ervin Salianji.
Menjëherë pas marrjes së vendimit, Partia Demokratike, ka bërë lëvizjen e radhës duke thirrur një mbledhje urgjente grupi.
Mbledhja e grupit parlamentar të PD do të mbahet në ambientet e selisë blu, ku pritet që PD të dalë me një qëndrim në lidhje me vendimin për dënimin e deputetit.
Tashmë vendimi është i formës së prerë dhe është i ekzekutueshëm.
Në momentin që prokurori i Apelit të bëjë ekzekutimin e vendimit forcat e rendit duhet të bëjnë shoqërimin e deputetit në qeli.
Vendimi i shkon edhe Kuvendit që Këshilli i Mandateve të konstatojë në bazë të nenit 71 gërma DH të Kushtetutës ndërprerjen e mandatit të deputeti.
Gjithashtu Salianjit i ndalohet kandidimi për zgjedhjet e ardhshme.
Ervin Salianji u shpall fajtor nga gjykata e shkallës së parë në vitin 2019 me akuzën e “Kallëzimit të rremë”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë