Gjykata e Apelit vendosi dënimin me një vit burg për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji lidhur me çështjen “Babale”.
Në një deklaratë për mediat Salianji tha se gjithnjë ka bërë betejë kundër trafikantëve dhe këtë do vazhdojë ta bëjë edhe në vijim me dosje të tjera që siç u shpreh ai nuk do quhen më “Babale”, por “Mamale”.
“Siç e ndoqët në seancë gjyqësore. Ky ishte një vendim i falsifikuar. Procesi u shty për ti dhënë mundësi atij që ka ndërtyuar nga fillimi deri në fund këtë proces që ëhstë Fatmir Xhafaj.Nuk kam bërë betejë për veten. Unë nuk kam bërë betejë kundëtr trafikantëve të drogës. Në të ardhmen do kemi shumë procese të tjera, procese “Mamale”. Do jemi prap këtu”,-u shpreh Salianji.
I pyetur se si do e vijojë betejën e tij nga qelia, Salianji tha:
“Me të gjitha mënyrat. Ne do ndjekim të gjitha hapat ligjore. Kjo është një vendimarje që ndryshohet. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Betejën time do e bëj nga burgu”,-tha ai.
Ervin Salianji u shpall fajtor nga gjykata e shkallës së parë në vitin 2019 me akuzën e “Kallëzimit të rremë”.
Dënimi i tij lidhet me çështjen e njohur si “Babale”, një rast që përfshinte akuza për inskenimin e një videoje të pretenduar ku një person fliste në emër të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke aluduar për përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme.
Në këtë rast, Ervin Salianji u akuzua për “kallëzim të rremë”, me pretendimin se videoja dhe akuzat që ai dhe të tjerë ngritën publikisht ishin të fabrikuara për të dëmtuar figurën e Xhafajt dhe për të krijuar një skandal politik. Gjykata vendosi se provat nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e tij se nuk ishte i përfshirë në këtë ngjarje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Seanca në Apel për dosjen ‘Babale’, i pranishëm Salianji dhe deputetë të tjerë të PD
- Mandati i Xhaçkës, Bushka: Venecia aprovoi kërkesën, procesi mbyllet në këtë sesion