Sulm stacioneve angleze, policia heton agresionin kibernetik ndaj rrjeteve wi-fi
Pasagjerët që janë përpjekur të lidhen me shërbimin publik të internetit në stacionet e Mançesterit, Birmingemit dhe Londrës kanë hasur në një faqe interneti ku thuhej “Ne e duam Evropën”, e ndjekur nga një mesazh anti-Islam i shoqëruar me një listë të sulmeve terroriste.
Rrjeti Hekurudhor, që menaxhon stacionet, deklaroi se sistemi “wi-fi” ishte fikur dhe se asnjë e dhënë mbi pasagjerët nuk ishte vjedhur.
“Policia Hekurudhore Britanike po heton incidentin. Shërbimi publik i internetit ofrohet nga një palë e tretë dhe është pezulluar deri në përfundim të hetimeve”, kanë deklaruar autoritetet angleze në një komunikatë.
Incidenti vjen pas një seri sulmesh kibernetike të ndodhura në shtator në sistemin londinez të transporteve, që menaxhon rrjetet e autobusëve dhe metrove.
Autoritetet nënvizuan megjithatë se, disa emra, kontakte dhe llogari të mundshme bankare ishin ekspozuar nga sulmi, i cili po hetohet edhe nga Agjencia Kombëtare e Antikrimit.
Agjentët e kësaj të fundit arrestuan një 17-vjeçar lidhur me sulmin, i cili u mor në pyetje dhe u lirua kundrejt garancisë pa u akuzuar.
Prej disa javësh agresionet kibernetike kanë cenuar aftësinë e kompanive të transportit për të ofruar shërbime online, si rimbursime dhe informacione në kohë reale të kalimeve tranzit.
Volkswagen mbyll katër fabrika në Gjermani, rreth 40.000 vende pune janë në rrezik
F-16 përfshihet nga flakët pas uljes emergjente në Greqi, piloti shpëton në kohë (VIDEO)
I riu hidhet me një parashutë me ngjyrat palestineze nga Katedralja Duomo, vihet në pranga (VIDEO)
- 18:24 Volkswagen mbyll katër fabrika në Gjermani, rreth 40.000 vende pune janë në rrezik
- 18:19 300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët
- 18:12 F-16 përfshihet nga flakët pas uljes emergjente në Greqi, piloti shpëton në kohë (VIDEO)
- 18:10 Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
- 17:56 Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
- 17:53 Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës