“Do kërkoj ndjekjen e tyre penale”, Trump kërcënon Google për favorizim ndaj Harris

28 Shtator 2024 | 15:48

Ish-presidenti, Donald Trump ka kërcënuar se do të ndjekë penalisht Google nëse fiton zgjedhjet e 2024-ës, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë për manipulimin e rezultateve të kërkimit për të favorizuar zëvendëspresidenten, Kamala Harris.

Në një postim në Truth Social, Trump pretendoi se Google operon një sistem “të paligjshëm” që i jep përparësi historive negative rreth tij, duke theksuar vetëm mbulimin e favorshëm të Harris.

Ai nuk citoi një ligj specifik, por paralajmëroi se, nëse zgjidhet, ai do t’i kërkonte Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së të ndiqte penalisht Google për atë që ai e quajti “ndërhyrje të hapur” në zgjedhje.

“Do të kërkoj ndjekjen penale ndaj tyre, në nivelet maksimale, kur të fitoj zgjedhjet dhe të bëhem President i Shteteve të Bashkuara!”, shtoi ai.

Vërejtjet e Trump duket se janë të lidhura me një studim të Qendrës Konservatore të Kërkimit të Medias, e cila pretendon se algoritmi i kërkimit i Google përfiton në mënyrë disproporcionale Harrisin mbi Trumpin.

Studimi, i cili u mbulua nga media si Fox News dhe New York Post, u fokusua në një kërkim të kryer më 6 shtator 2024, për “garën presidenciale të Donald Trump 2024”.

Google i ka mohuar këto akuza.

Një zëdhënës i kompanisë, i cili dëshiron të mbetet anonim, deklaroi se rezultatet e kërkimit pasqyrojnë përmbajtjen vazhdimisht në ndryshim të disponueshëm në ueb dhe nuk manipulohen për të favorizuar asnjë kandidat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026