Zelensky pas takimit me Trump: Është e nevojshme të bëhet presion ndaj Putinit

27 Shtator 2024 | 20:50

Ukraina ka nevojë për një paqe të drejtë dhe mbështetet në mbështetjen dhe udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ushtruar presion mbi presidentin rus Vladimir Putin në të gjitha mënyrat e mundshme dhe për ta detyruar atë të ndalojë luftën.

Kështu tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pas një takimi me kandidatin për president të SHBA-së, Donald Trump, transmeton Ukrinform.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të arrihet një paqe e drejtë për njerëzit, veçanërisht për familjet që kanë humbur fëmijët. Kjo është një tragjedi e madhe”, tha udhëheqësi ukrainas.

Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të thotë një paqe e drejtë, Zelensky theksoi se, para së gjithash, kjo luftë as që duhej të kishte filluar.

Ai kujtoi se Putin vret njerëz, ndaj, siç tha ai, “duhet bërë gjithçka për t’i bërë presion që të ndalojë këtë luftë”.

Presidenti i Ukrainës theksoi se trupat ruse janë ende në territorin ukrainas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua

Një grua rreth të 50-ave u plagos rëndë pasi u godit me thikë gjatë një shërbese në një kishë katolike në County Waterford, në Irlandën...
15:59 | 21/07/2026

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)

Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Cincinnati/Northern Kentucky në SHBA, ku një avion mallrash Boeing 777-300ER preku pistën me bisht gjatë një tentative...
15:20 | 21/07/2026