Monitorimi i fushatës për 25 prillin, ODIHR publikon raportin e ndërmjetëm 10 ditë para zgjedhjeve
Misioni i përkohshëm i vëzhguesve të ODIHR ka publikuar raportin e ndërmjetëm për zgjedhjet e 25 prillit. Në këtë raport të dytë për zgjedhjet e 25 prillit, ODIHR thekson se KQZ ka rregulluar aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor, implementimi i të cilave tashmë është në proces e sipër.
Duke bërë një panoramë të ngjarjeve politike gjatë këtyre javëve që ka nisur fushata zyrtarisht, raporti i ODIHR vë theksin te afati i shkurtër që ka pasur KQZ për të përballuar një volum të madhe aktesh nënligjore dhe rregulluese.
Sa i përket shqetësimit për kohën e kufizuar të përgatitjes para ditës së zgjedhjeve, ODIHR thotë se pritet të nisë një program mbarëkombëtar i edukimit të zgjedhësve për adresimin e mundësisë së re të votimit preferencial, si dhe për sistemin e sapo futur në përdorim për regjistrimin elektronik të zgjedhësve.
Ndërsa për sistemin elektronik të identifikimit të zgjedhësve ODIHR thotë se shumica e vëzhguesve kanë shprehur vlerësime për këtë sistem, të cilin ata e perceptojnë si një masë për minimizimin e rrezikut të votimit të dyfishtë apo të falsifikimit të identitetit të zgjedhësit.
Sakaq, me shqetësim në këtë raport të ndërmjetëm të ODIHR evidentohet injorimi i rekomandimit të mëhershëm për depolitizimin e administratës zgjedhore.
Lexoni gjithashtu:
Monitorimi i zgjedhjeve të 25 prillit, ODIHR: Shqetësim për ndryshimet në kod, ishin të shpejta
Përgatitjet për 25 prillin, Rama takohet me shefen e misionit të ODIHR, Urszula Gaçek
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta