Përplasjet me opozitën para Parlamentit, Balla: Çdo vjeshtë kjo situatë…
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla foli për gazetarët pas mbylljes së seancës së sotme plenare.
Ai tha se kjo situatë mes opozitës dhe gardës apo mazhorancës, nuk është hera e par që ndodh, pasi sipas tij përsëritet çdo vjeshtë dhe sa herë që Shqipëria është përpara një momenti të rëndësishëm.
“Kjo situatë nuk ndodh për herë të parë. Kjo situatë është çdo vjeshtë. Edhe para një viti ishe e njëjta situatë. Sa herë që Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit të vet historik drejt anëtarësimit europian… Mos harroni në dy javë kemi konferencën e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian që hap zyrtarisht kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit të Shqipërisë sonë, kthehemi në të njëjtën situatë.
Kush mendon se kjo ka të bëjë me një vendim gjykate, e ka gabim, dhe kush mendon se i merr shqiptarët për budallenjë e ka shumë gabim”,-tha Taulant Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta