Emërohet Kryeadministratorja e re e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara
4 Tetor 2024 |
11:36
Risena Xhaja do të jetë Kryeadministratorja e re të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK). Prezantimi i Xhajës u bë këtë të premte nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Agjencia e Administrimit të Pasurave të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka një rol të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe menaxhimin e pasurive të paligjshme. Ajo është përgjegjëse për administrimin e pasurive që janë sekuestruar ose konfiskuar nga autoritetet ligjore, me qëllim për të siguruar që këto pasuri të trajtohen dhe shfrytëzohen në përputhje me ligjin.
Qëllimet kryesore të shpallura nga ana e AAPSK përfshijnë:
- Lufta kundër krimit të organizuar: Sipas AAPSK, ky institucion luan një rol të rëndësishëm në goditjen e krimit të organizuar duke miradministruar të ardhurat e paligjshme.
- Menaxhimi efektiv i pasurive: Agjencia siguron që pasuritë e sekuestruara të menaxhohen dhe shfrytëzohen në mënyrë të duhur, duke përfshirë shndërrimin e tyre në burime për buxhetin e shtetit.
- Rikuperimi i aseteve: AAPSK thekson se punon për të rikuperuar pasuritë që kanë burim të dyshimtë, duke bashkëpunuar ngushtë me organet e tjera të zbatimit të ligjit.
- Transparenca dhe llogaridhënia: Agjencia nënvizon se është e angazhuar për transparencën në menaxhimin e pasurive dhe për t’u siguruar që çdo veprim është në përputhje me ligjin.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta