Kush është Ilir Proda, 41-vjeçari që pritet të drejtojë Policinë e Shtetit

30 Shtator 2024 | 14:36

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka vendosur të propozojë drejtorin e Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, si kandidatin kryesor për Drejtorin të Përgjithshëm të Policisë.

Kandidatura e Prodës do t’i përcillet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave për shqyrtim.

Vendimi përfundimtar për emërimin e tij pritet të merret në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Edhe pse i ri në moshë, 41-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, duke mbuluar poste të rëndësishme si në Tiranë, Lezhë, Korçë dhe Elbasan, me përqendrim në hetimin e krimeve të rënda dhe kundër personit.

Kush është Ilir Proda?

Edukimi dhe Formimi Profesional:

  • 2002-2005: Akademia e Policisë

Karriera Profesionale:

  • Gusht 2005 – Nëntor 2011: Komisariati Nr. 3 Tiranë
  • Nëntor 2011 – Mars 2012: Komisariati Nr. 4 Tiranë
  • Mars 2012 – Qershor 2013: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit
  • Qershor 2013 – Tetor 2013: Policia e Lezhës
  • Tetor 2013 – Dhjetor 2014: Shef, Komisariati Nr. 2 Tiranë
  • Dhjetor 2014 – Shkurt 2016: Shef, Komisariati Bulqizë
  • Shkurt 2016 – Maj 2017: Seksioni për hetimin e narkotikëve, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
  • Maj 2017 – Korrik 2019: Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë, Drejtoria e Përgjithshme
  • Korrik 2019 – Tetor 2021: Zv.Drejtor për hetimin e krimit në Korçë
  • Tetor 2021 – Mars 2023: Zv.Drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan
  • Mars 2023 – Vazhdon: Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026