Shpallet në kërkim kandidati për Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

20 Shtator 2024 | 16:20

Një nga kandidatët që garon për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është shpallur në kërkim.

Hajrulla Xhivini është shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe është larguar jashtë vendit.

Xhivini është arrestuar nga uniformat blu të Tiranës për “ Veprime të turpshme” në publik pasi u filmua teksa urinonte në hyrje të Gjykatës së Lartë.

Ai gjithashtu postonte video në TikTok përmes të cilave kërcënonte ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Dyshohet se ka kërcënuar edhe gjykatës në Fier.

Më poshtë mund të lexoni emrat e gandidatëve në garën për Drejtor i Përgjithshëm i Policisë të publikuar ditën e djeshme nga Ministria e Brendshme:

  • Adriatik Tafçiu
  • Altin Mena
  • Ardian Çipa
  • Gentjan Shehaj
  • Hajrulla Xhivini
  • Ibrahim Disha
  • Idajet Faskaj
  • Ilir Proda
  • Lutfi Minxhozi
  • Neritan Nallbati
  • Pëllumb Seferi
  • Rebani Jaupi
  • Sami Rasha
  • Shemsi Prençi
  • Skënder Hita

Kushtet të cilat duhet të plotësonin këta kandidatë ishin këto:

a) mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues;

b) të ketë shtetësi shqiptare;

c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;

ç)  të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 5 (pesë) vjetëve të fundit;

d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

dh) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026