Bllokimi i Rrugës së Kombit, dalin para gjykatës 4 të arrestuarit

15 Prill 2021 | 12:44

Nën masa të shumta sigurie kanë mbërritur në Gjykatën e Lezhës 4 të arrestuarit për protestën dhe bllokimin e rrugës së Kombit.

Besnik Paci,48- vjeç, banues në Lezhë, sipas policisë “organizatori i protestës së paligjshme”, edhe tre të rinj aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova, Etnik Berisha, 22 vjeç, Endrit Bytyqi, 21-vjeç dhe Çlirim Gerbeshi, 22-vjeç, që morën pjesë në protestën e banorëve të Thirrës në Mirditë, kundër hidrocentralit  dhe fabrikës së ujit, që do të ndërtohej atje, do të akuzohen për  “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Pritet që prokuroria të kërkojë masë sigurie “burg pa afat”, ndërkohë që në gjendje të lirë janë proceduar edhe 30 persona të tjerë.

Lexoni gjithashtu:

4 aktivistë në komisariat, LVV në Shqipëri: Të ndalet keqpërdorimi i policisë nga pushteti

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026