“Jo armë Izraelit” “Turp për Francën”- Pas përplasjes, Netanyahu komunikon me Macron

7 Tetor 2024 | 10:20

Pas një përplasjeje të fortë në distancë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka biseduar dje me presidentin francez Emmanuel Macron. Gjatë kësaj bisedë, Netanyahu ripërsëriti qëndrimin e Izraelit lidhur me mbështetjen e Iranit për grupet terroriste në rajon, duke theksuar se Izraeli pret që miqtë e tij të qëndrojnë pas tij dhe të mos vendosin kufizime që do të forcojnë boshtin iranian të terrorizmit.

Kryeministri Netanyahu theksoi se veprimet e Izraelit kundër Hezbollahut krijojnë mundësi për të ndryshuar realitetin në Liban në favor të stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Të dy liderët ranë dakord të avancojnë dialogun në lidhje me këtë çështje, sidomos me vizitën e planifikuar të ministrit të Jashtëm francez në Izrael.

Përplasja nisi pasi presidenti Macron, bëri thirrje për ndalimin e dërgesave të armëve për Izraelin, të cilat sipas Netanyahut janë thelbësore për operacionet kundër Hamasit dhe Hezbollahut. Macron tha se prioriteti duhet të jetë kthimi në një zgjidhje politike dhe ndalimi i dërgimit të armëve për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës.

Ndërsa konflikti në Gazë vazhdon, Macron shprehu shqetësimin se ky përshkallëzim po çon në “urrejtje” dhe theksoi se “Libani nuk mund të bëhet një Gaza e re”.

Në kundërpërgjigjen e tij, Netanyahu ishte i ashpër, duke theksuar se Izraeli po lufton në “shtatë fronte” kundër armiqve të qytetërimit, përfshirë Hamasin në Gaza dhe Hezbollahun në Liban, si dhe grupe të tjera si Houthi-t në Jemen dhe milicitë shiite në Irak e Siri. Ai e kritikoi Macronin dhe liderët perëndimorë që kërkojnë embargo armësh ndaj Izraelit, duke e quajtur këtë një turp.

“Sot, Izraeli po mbrohet në 7 fronte kundër armiqve të qytetërimit. Ne po luftojmë në Gaza kundër Hamasit, të egërve që vranë, përdhunuan dhe dogjën popullin tonë më 7 tetor. Ne po luftojmë në Liban kundër Hezbollahut, organizatës terroriste më të armatosur në botë,” tha Netanyahu.

Ai theksoi se nëse Izraeli po lufton forcat e barbarizmit të udhëhequra nga Irani, vendet e tjera të civilizuara duhet të qëndrojnë fort në krah të Izraelit. Ai gjithashtu ngriti pyetjen se a po imponon Irani embargo armësh ndaj grupeve si Hezbollah dhe Hamas, duke theksuar se ky bosht terrori mbetet i pandarë.

“Çfarë turpi! Izraeli do të fitojë me ose pa mbështetje,” tha Netanyahu, duke nënvizuar se vendi i tij do të vazhdojë të luftojë për të mbrojtur qytetërimin kundër atyre që kërkojnë të imponojnë fanatizmin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se grupi teknik për Iranin do të ritakohet javën e ardhshme, duke parashikuar që takimi të...
18:58 | 24/06/2026

Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore

Miliarderi Bill Gates pretendoi para një komisioni të Kongresit Amerikan se dënimi i abuzuesit seksual Jeffrey Epstein kishte për qëllim ta shantazhonte duke shfrytëzuar marrëdhëniet e tij jashtëmartesore, sipas tekstit të...
18:56 | 24/06/2026

Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit

Irani ka eksportuar 40 milionë fuçi naftë të papërpunuar që nga 15 qershori, me gjysmën e këtij vëllimi të transportuar brenda një dite të vetme,...
18:55 | 24/06/2026