Dibër| Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 19-vjeçari

7 Tetor 2024 | 10:35

Një 19 vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Dibër pasi ka aksidentuar për vdekje një 42-vjeçar.

Shtetasi me inicialet E.S., i moshësh 19 vjeç mësohet se duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar për vdekje të dielën  një këmbësor në në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, ju informojmë se, Sektori i Policisë Rrugore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.S., 19 vjeç, banues në fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 42-vjeçar (këmbësor).

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026