Shqiptari qëllohet me plumb në kokë në Spanjë, autorët e lënë te hyrja e spitalit

7 Tetor 2024 | 10:03

Një shqiptar ka humbur jetën në Girona, Spanjë, pasi u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Mediat spanjolle raportojnë se viktima u qëllua nga një automjet Audi i zi të shtunën dhe më pas u braktis pranë derës së urgjencës në spitalin e Blanes. Shqiptari kishte një plagë në pjesën e pasme të kokës, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri, dhe pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ai nuk mundi dot të mbijetonte.

Hetimet për vrasjen po udhëhiqen nga Mossos d’Esquadra, të cilët kanë nisur një hetim të gjerë për të identifikuar viktimën dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Divizioni i Hetimit Kriminal (DIC) i rajonit të Gironës ka hapur një hetim për të gjetur tre personat që e braktisën shqiptarin e plagosur, të cilët u arratisën me një automjet të zi. Sipas informacioneve parparake, policia dyshon se ngjarja lidhet me trafikun e drogës, veçanërisht atë të marihuanës.

“Në person u paraqit në stacionin e policisë së Mossos d’Esquadra në Lloret de Mar, duke vetëdeklaruar lidhjen e tij me ngjarjen e rëndë. Megjithatë, autoritetet nuk kanë zbuluar ende rolin e saktë të këtij individi, nëse ai ishte pjesë e grupit që u arratis me automjetin tip “Audi”, apo nëse ka luajtur ndonjë rol në plagosjen fatale të viktimës. Për këtë arsye, agjentët e DIC janë në pritje të marrjes së deklaratës së tij, për të sqaruar përfshirjen e tij dhe për të vendosur nëse çështja duhet t’i referohet gjykatës”, shkruajnë mediat spanjolle.

Policia spanjolle është gjithashtu e përqendruar në luftën kundër rrjeteve kriminale që kontrollojnë tregtinë e marihuanës në rajon. Organizatat shqiptare, të cilat janë përfshirë në mënyrë aktive në këtë treg fitimprurës, vazhdojnë të rriten, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për t’i çmontuar, shkruan El Caso.

Katalonja, që është shndërruar në një nga prodhuesit më të mëdhenj të marihuanës në Evropë, ka qenë skena e një numri të madh përplasjesh të dhunshme të lidhura me këtë biznes ilegal, dhe vrasja e fundit e shqiptarit duket të jetë një tjetër episod i kësaj lufte për kontrollin e trafikut të drogës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026