E qëllojnë në sy të djalit, vritet në oborrin e banesës 37-vjeçari shqiptar
Të dielën mbrëma, rreth orës 21:00, në fshatin Oratoio, në periferi të qyteti të Pizës në Itali, ndodhi një ngjarje e rëndë e cila ka lënë të tronditur komunitetin e zonës. Beni Arshiaj, një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, u qëllua për vdekje në oborrin e shtëpisë së tij, në sy të djalit të vogël.
Ngjarja ndodhi në një moment kur fshati po përgatitej për festën lokale të “Madonna del Rosario”, një periudhë që zakonisht karakterizohet nga qetësia dhe lutjet. Por festa u prish nga zhurma e të shtënave të shumta armëve që erdhën nga banesa e 37-vjeçarit shqiptar. Dëshmitarë të ngjarjes raportuan se dëgjuan të paktën gjashtë të shtëna, duke nxitur frikë dhe kaos në zonë.
Sipas disa fqinjëve, menjëherë pas të shtënave, u panë dy persona që largoheshin me një skuter nga vendi i krimit, duke ngjallur dyshime për një atentat të paramenduar. Në momentin e vrasjes, Arshiaj sapo ishte kthyer në shtëpi dhe po parkonte furgonin e tij. Policia mbërriti në vendngjarje pak minuta më vonë dhe gjeti automjetin ende të ndezur, duke përforcuar idenë se sulmi ndodhi shumë shpejt, pa i dhënë kohë viktimës të dilte nga makina.
Sipas hetuesve në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja pistolete të kalibrit 22, që tregon se është përdorur një armë me kalibër të vogël. Megjithatë, vetëm një prej plumbave rezultoi fatal, duke goditur Arshiajn në tëmth, dhe duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia lokale, e cila mbërriti në vendngjarje e para, izoloi zonën për të parandaluar hyrjen e personave të tjerë dhe për të siguruar provat. Hetimet janë duke u drejtuar nga zv/prokurori Egidio Celano, i cili është angazhuar të zbardhë rrethanat e këtij krimi të rëndë. Policia po heton të gjitha pistat, përfshirë mundësinë e ndonjë hakmarrjeje ose konflikti të mëparshëm, por deri tani nuk ka pasur të dhëna zyrtare për motivet e sakta të vrasjes.
Kjo ngjarje ka lënë një ndjenjë të thellë tronditjeje në komunitet, pasi Arshiaj ishte i njohur në zonë dhe kishte një familje me dy fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal