Rama përsërit ftesën për bashkëpunim për Bashën, por me një kusht
Oferta për bashkëpunim me liderin e PD-së, pas 25 prillit, u ripërsërit dhe një herë nga kryeministri në Kamëz. Në aktivitetin elektoral, Rama megjithatë sqaroi se si e kishte lexuar refuzimin e ftesës në rrjetet sociale nga kreu i PD-së.
“Përgjigjja e tij është thjesht dhe vetëm pohimi i faktit që ai nuk është një lider, ai nuk është një udhëheqës, ai është udhëndjekësi i Saliut dhe i Ilirit, sepse unë për Shqipërinë, për shqiptarët jam i gatshëm të shkoj përtej të gjitha ndasive të 30 vjetëve, por që ta bësh këtë, duhet të jesh lider, të jesh udhëheqës, duhet të kesh forcën e karakterit, të kesh vizionin e të ardhmes”, tha kreu i qeverisë.
Mangësitë në përmbushjen e premtimeve të zgjedhjeve kaluara, kryeministri i njeh. Por megjithatë fitoren nuk e vë në diskutim. Ndaj i rikthehet një retorike që në zgjedhjet e shkuara i rezultoi e suksesshme.
“U them nënave e grave të Kamzës, qofshin nga Kukësi, nga Dibra, nga Korça, nga e gjithë Shqipëria, mos i lini burrat të luajnë domino me votën. Merrini burrat për dore dhe thojuni vota nuk është as për ty, as për mua, por është për fëmijët, të cilëve u kemi dhënë jetën, për t’i ndërtuar shtëpinë, për t’i sjellë në Tiranë, për t’i edukuar, për t’i hapur një perspektivë. Mos i tradhtoni fëmijët tuaj!” – u shpreh kryeministri.
Në kërkim të mandatit të tretë qeverisës, kryeministri kërkoi pjesëmarrje masive në zgjedhje për të ndalur efektin shkatërrues që mund të ketë politika nëse menaxhohet nga njerëzit e gabuar.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta