Një ditë pas protestës, Noka bën lëvizjen e radhës: Mblidhen drejtuesit politik

8 Tetor 2024 | 12:57

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, do të mbledhë drejtuesit politikë në orën 13:00 në selinë e PD-së për të diskutuar mbi protestën e protestës, Kjo mbledhje do të fokusohet në analizimin e tubimit kombëtar, por dhe mbi strategjinë për vazhdimin e protestave dhe mosbindjes civile.

Protesta e opozitës u zhvillua pa fjalime nga drejtuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Ajo nisi zyrtarisht në orën 18:00, përballë Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë me pankarta në duar protestonin kundër regjimit dhe kërkonin një qeveri teknike. Protestuesit shprehën revoltën e tyre me konfrontime fizike dhe hedhje molotovësh në drejtim të policëve dhe godinës qeveritare.

Protesta u zhvendos më tej me të njëjtin skenar në selinë e Partisë Socialiste, në Ministrinë e Brendshme dhe në godinën e Bashkisë, ku pati konfrontime më të forta dhe lëndime, nga të cilat 10 efektivë të rendit dhe 3 manifestues mbetën të plagosur.

Për të shpërndarë turmën, policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës, ndërsa gjatë itinerarit të tyre të tubimit, lidershipi i Partisë Demokratike devijoi nga godina e Parlamentit për shkak të tymit helmues.

Në fund, kupola drejtuese e Partisë Demokratike njoftoi se ky është vetëm hapi i parë i aksionit opozitar. Protesta e opozitës vjen disa ditë pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji dhe ka si synim realizimin e qeverisë teknike për zgjedhje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026