Rusia fushatë kaosi në Britani, shefi i inteligjencës jep alarmin: Sfidë komplekse
Agjentët e shërbimeve sekrete ruse kanë marrë urdhër për të gjeneruar kaos në rrugët e qyteteve britanike dhe atyre evropiane.
Lajmi është bërë i ditur nga shefi i shërbimeve sekrete të brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, i cili ka deklaruar se Britania po përballet me kërcënimin më kompleks e të ndërlikuar që ka parë ndonjëherë.
Gjithashtu, shefi i agjencisë MI5, Ken Mek Kellum ka njoftuar se në vend ka pasur të paktën 20 komplote të mbështetura nga Irani që prej vitit 2022.
Në total, 43 komplote për të kryer vrasje në masë me armë zjarri dhe eksploziv në Mbretërinë e Bashkuar janë shmangur që prej 2017-s, ka saktësuar zyrtari i lartë.
Ai ka nënvizuar se në pjesën më të madhe të rasteve, shërbimet e anti-terrorit kanë të bëjnë me ekstremizmin islamik, por vërehet edhe një rritje e terrorizmit nga ekstremi i djathtë.
“20 vitet e para të karrierës sime kanë qenë të mbushur me kërcënime terroriste. Ndërsa tani përballemi edhe me komplote për vrasje dhe sabotazh të mbështetura nga shtete armike”, ka thënë Mek Kellum.
Ai ka shtuar se vetëm vitin e kaluar, numri i kërcënimeve nga shtetet armike të hetuara nga shërbimet e sigurisë u rrit me 48 për qind.
Gjithashtu, shefi i agjentëve 007 ka shprehur shqetësimin për përfshirjen e të rinjve nën 18 vjeç në akte terroriste, të cilët tërhiqen nga ekstremizmi online.
Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev
Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 16:22 Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev
- 16:18 Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit