Rriten rastet e kancerit të gjirit në Gjirokastër, në 9 ditë u diagnostikuan 7 gra

9 Tetor 2024 | 18:33

Spitali i Gjirokastrës “Omer Nishani” në kuadër të “Tetorit rozë” po mundëson kryerjen e mamografisë falas për diagnostikimin në kohë të kancerit të gjirit tek gratë. Janë rreth 40 vizita në ditë që kryhen në këtë spital mes të cilave rreth 3% janë diagnostikuar më patologjitë e sëmundjeve të gjirit.

 “Për pranimin e rasteve deri tani po kryhen rreth  40 ekzaminime çdo ditë, të cilat pothuajse janë të pranueshme dhe kemi pasur raste të patologjive të gjoksit 2-3% në ditë, ka pasur 1-2 raste të cilat kanë qenë patologji por flasim deri në këto momente që është fillim muaji ka pasur 6-7 raste, të cilat  kanë projeksionin për patologji të gjoksit”,-tha mjeku specialiste, Ermir Mahilaj.

Bluzat e bardha kërkojnë më shumë sensibilizim kryesisht në zonat rurale për diagnostikimin në kohë të kancerit të gjirit çka do të evitonte pasojat e rëndë të kësaj sëmundje.

 “Ne më shumë ndjeshmërinë e kemi për qytetin e Gjirokastrës dhe ndërkohë për qarkun kjo vlen për tu dëshiruar kryesisht nga që janë edhe zona rurale, kanë vështirësi me transportin dhe probleme të tjera ndërkohë që vitin e kaluar kemi pasur edhe Delvinën dhe Sarandën që kanë ardhur kanë kryer ekzaminime në qytetin tonë”,-tha mjeku Mahilaj.

Përgjatë gjithë muajit tetor strukturat e shëndetësisë në Gjirokastër do të vazhdojnë sensibilizimin si dhe kryerjen e vizitave dhe analizave mjekësore për parandalimin dhe diagnostikimin në kohë të patologjive të gjirit tek gratë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026