Shtohet pëlqimi për Bashën, Rama dhe kryedemokrati kokë më kokë për votën e Durrësit

15 Prill 2021 | 20:37

Sondazhi zgjedhor i Euronews Albania, Barometri Politik zbuloi se diferenca mes dy liderëve kryesorë politikë në Shqipëri, Edi Rama dhe Lulzim Basha është përafruar ngushtësisht në qarkun e Durrësit, duke e kthyer 25 prillin në ditën e një përballje të fortë mes tyre.

Pyetur për opinionin pozitiv lidhur me liderët politikë, Rama, Basha dhe Kryemadhi qytetarët u përgjigjën kështu:

  • Edi Rama – 51.2%
  • Lulzim Basha – 51%
  • Monika Kryemadhi – 20.7%

Krahasuar me sondazhin e mëparshëm, Rama dhe Kryemadhi pësuan një rënie të mendimit pozitiv, ndërsa pikët për Bashën rezultojnë të jenë rritur.

Pyetjes së kë duan kryeministër në qarkun e Durrësit, qytetarët iu përgjigjën duke nxjerrë Ramën në krye me 46.8% të të anketuarve, pasuar nga Basha me 42.1%.

Shifrat e atyre që thanë se nuk do të votonin për asnjë nga liderët u panë në rënie nga 15% në sondazhin e parë në 10.2% në të dytin.

Të pyetur se si mendojnë se po shkojnë gjërat në vendin e tyre, qytetarët e Durrësit regjistruan një rritje të lehtë të optimizmit krahasuar me sondazhin e parë ku 20% (sondazhi paraardhës 18.9%) thanë se i shihnin gjërat pozitivisht, dhe 54.7% negativisht (sondazhi paraardhës 56.7%).

Popullariteti i liderit në Durrës by Euronews Balkans

Metodologjia

Sondazhi analizoi mendimet dhe qëndrimet e 425 zgjedhësve të zonave urbane dhe rurale të qarkut të Durrësit, në kuadër të përgjigjeve të dhëna më 27-31 mars 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021