Erdogan takohet me Bajram Begajn, pritet me ceremoni shtetërore në Presidencë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Presidencë, ku është pritur nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Erdogan u prit me ceremoni shtetërore në ambientet e jashtme të Presidencës.
Takimi “kokë më kokë” me Begajn pritet të zgjasë rreth një orë, për të vazhduar më pas me takimin mes dy delegacioneve dhe nënshkrimin e marrëveshjeve. Në axhendë parashikohet dhe një takim me kryeministrin Rama dhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy liderëve.
Në pasdite, në orën 16:30 Erdogan pritet të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Sa i takon marrëveshjeve ato kanë si qëllim thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme si bujqësia, arsimi dhe komunikimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan