“Manipulim”- Kusari-Lila: Biseda me Radoiçiçin është e montuar
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka hedhur poshtë gjitha akuzat e partive opozitare që kjo e fundit ka folur me terroristin Milan Radoiçiç, për Pagën Minimale. Në një konferencë për media, ajo ka deklaruar se është lehtë e verifikuese se për çfarë ka folur ajo me Radoiçiç, duke shtuar se me të njëjtin kanë biseduar vetëm për çështje të sigurisë për marrëveshjen e energjisë.
Bisedat e mbrëmshme që kanë qarkulluar mbrëmë, sipas Kusari-Lilës janë të fabrikuara, për çfarë tha e sot ka qenë në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë.
“Asnjë komunikim nuk ka qenë me listën Serbe për Ligjin për Pagën Minimale, incizimet e mbrëmshme janë të fabrikuara, për të cilat, unë sot kam qenë në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë. Një manipulim dhe montazh e asaj natyre që synon të vë në dyshim dhe pikëpyetje integritetin dhe personalitetin tim, pozicionimin politik timin dhe të Grupit Parlamentar, Lëvizjes Vetëvendosje dhe të pozitës nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç se ta përdorë Listën Serbe ende si faktor politik përkundrejt që Lista Serbe zyrtarisht që dy vite e gjysmë asnjë ndikim nuk e ka as në Kuvendin e Kosovës e as në ndonjë instancë tjetër…Një matematikë e thjeshtë i tregon numrat që ne nuk kemi pasur nevojë për mbështetjen e tyre e as që kemi kërkuar atë mbështetje… Vetëm një bisedë përmes telefonit të Simiq me insistimin e tij me kryekriminelin Radojiçiç ka ndodhur kur ai ka insistuar që ai ta lidhë atë në telefon për çështje të sigurisë për marrëveshjen e energjisë”, tha Kusari-Lila.
Ndërsa, u shpreh se Lista Serbe me gjithë aktivitetin e vet ka tregu që është organizatë kriminale.
“Është për keqardhje që duhet të mbaj me kundërargumentim me një person me precedent kriminal, siç është edhe rasti i z.Simiq kur po pyetem për deklarimet e tij. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë në agjendë të kriminelit, ndërsa fatkeqësisht po i jepet hapësirë kaq e madhe, nuk po mund të dëmtohet pozita, me incizime të fabrikuara po synohet. Për këtë pyeteni prokurorinë ku është rasti me kallëzimin penal, provat shtesë do të dorëzohen sot për fabrifikime të mëtutjeshme, me të gjithë ata që janë pjesë e kësaj, do të shihemi në gjykatë…Me një njeri, gënjeshtar, dhe mënyrën se si po e manipulojnë opinionin, Lista Serbe me gjithë aktivitetin e vet ka tregu që është organizatë kriminale, dhe po i jepet hapësirë duke kërkuar argumentim nga ana e tij. Ata ka dy vite që nuk janë në Kuvendin e Kosovës, kjo është arsyeja e gjithë kësaj lufte, që po bëhet që ata të futen në Kuvend përmes formave të luftës hibride, që kanë të bëjnë me fabrikim të materialeve”, u shprehKusari-Lila.
Ajo ka ritheksuar se nga ajo që ka dëgjuar dje është e montuar.
“Edhe një herë po e ritheksoj vetëm një bisedë ka ndodhur me Radojiçiç në gjuhën shqipe, i qëndroj prapa, ajo që kam dëgjuar dje është e montuar, zëri im mund të këputet dhe të ngjitet me pyetjet që ai i ka bërë pastaj dhe janë të incizuara pastaj. Unë nuk kam folur me Radojiçiç në telefon për ligjin për Pagën Minimale apo gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese. Biseda tjetër në gjuhën shqipe, ai ka qenë në arrati, është e vërtetë, kur ai ka insistu me lëshu, ideja ka qenë e garancës se nuk do të ketë telshe në veri, për të cilat më pas nuk ka pasur asnjë aksion, as follow up. Pas një jave, e ka sjellë një letër kërcënuese, me të cilën ka përfundu çdo komunikim me Listën Serbe”, tha Kusari-Lila.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta