Radoiçiç blen prona të reja në pjesën elitare të Beogradit
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, ka blerë pasuri të re të paluajtshme në një lokacion prestigjioz në Beograd, shkruan Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN).
Prokuroria e Lartë Publike në kryeqytetin serb e akuzon Radoiçiçin për disa vepra penale në lidhje me sulmin kundër Policisë së Kosovës në fshatit Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues serbë.
Radoiçiqi e mori publikisht përgjegjësinë për atë sulm dhe pranoi se ai ishte organizatori dhe udhëheqësi i grupit të armatosur.
Nikolla Petroviq, kumbara i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, si dhe bashkëshortja e kumbarës së Radoiçiqit dhe partneri i tij në biznes, Zvonko Veselinoviq, blenë patundshmëri në lagjen e tij Dedinja, e cila është një nga lagjet më të shtrenjta të Beogradit.
Sipas BIRN, emëruesi i përbashkët për të gjitha këto prona është Davor Macura, pronari i Alta Bank, i cili përmendet në media si një biznesmen i afërt me regjimin e Partisë Progresive Serbe.
Pronat në pronësi të Millan Radoiçiqit, sipas këtij portali hulumtues, ndodhen ndërmjet bulevardit “Princi Aleksandar Karagjorgjeviq” në njërën anë dhe rrugës “Užička” në anën tjetër.
Parcelat, të cilat ndodhen pranë njëra-tjetrës, kanë një sipërfaqe totale prej më shumë se 12.000 metra katrorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë