“Radoiçiç mund të ketë pasaportë të re”,eksperti: Vështirë të gjendet, ka mbështetje

20 Shkurt 2024 | 10:40

Eksperti i sigurisë Drizan Shala ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se ka shumë mundësi që rasti i Banjskës të mos hetohet kurrë.

Ai tha gjithashtu se është shumë  e vështirë që Interpoli të arrijë të vërë para drejtësisë Milan Radoiçiçin, organizator në sulmin e Banjskës, pasi sipas Shalës ai dhe veprimtaria e tij ka mbështetjen e Serbisë dhe të presidentit Vuçiç.

Eksperti tha se Radoiçiçi mund të ketë pasaportë dhe identitet të ri, gjë që do e vështirësojë kapjen e tij.

“Ka gjasa që rasti i Banjskës të mos hetohet kurrë. Efekti i kërkesës së Interpolit për Radoiçiçin nuk është se do e bindë ne nuk duhet të harrojmë një element esencial, Milan Radoiçiçi ka mbështetjen e presidentit Aleksandër Vuçiç, pra fletë-arrestet ndërkombëtare në drejtim të tij nuk duhet të harrojnë elementin esencial, se shteti i Serbisë e mbështet Milan Radoiçiçin dhe veprimtarinë e tij.

Ai mund të ketë një pasaportë të re, me identitet të ri, mund të lëvizë lirshëm. Nuk ka ndonjë element që mund të na garantojë se Serbia do e arrestojë e do e sjellë para drejtësisë. Nëse identifikohet se ai është larguar nga Serbia atëherë edhe mund të kapet”, -tha Drizan Shala.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026