Ushtria serbe në kufi me Kosovën, Vuçeviç: Aktivitete për mbrojtjen e vendit
Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, ka reaguar në lidhje me vendosjen e ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën. Në një deklaratë të dhënë për televizionin RTS, Vuçeviç deklaroi se qëllimet e veprimeve të ushtrisë janë për të mbrojtur popullin serb në Kosovë. Megjithatë ai nuk përmendi se ushtria serbe e ka të ndaluar t’i afrohet kufirit të Kosovës.
“Ne po ndërmarrim disa aktivitete në lidhje me mbrojtjen e vendit tonë. Ne punojmë çdo ditë për ta bërë ushtrinë tonë më të fortë, sepse ky është garantuesi më i fortë i sigurisë për vendin tonë dhe pengesa më e fortë për të gjithë ata që “nuk kanë qëllime të mira”. Nëse nuk do të kishim një ushtri si kjo që kemi sot, më besoni, Prishtina dhe ata që e mbrojnë dhe e mbështesin do të kishin bërë veprime shumë më të vështira dhe më të këqija ndaj nesh, vendit tonë dhe “popullit tonë” në Kosovë”, ka thënë Vuçeviç për RTS, por nuk ka përmendur se ajo ushtri e ka të ndaluar t’i afrohet kufirit të Kosovës.
Ai tha se “Serbia pas një kohe të gjatë ka arritur ta kthejë çështjen e Kosovës në OKB, gjegjësisht në Këshillin e Sigurimit”.
Duke pranuar se situata sa i përket Kosovës është shumë e komplikuar, ai tha se Serbia duhet të jetë këmbëngulëse dhe e mençur në mbrojtjen e interesave të saj shtetërore dhe kombëtare. Dhe interesi ynë shtetëror dhe kombëtar është “të ruajmë paqen”, të mos biem pre e provokimeve të Kurtit, dhe interesi i dorës së parë – shtetëror, kombëtar, popullor është ta mbrojmë “popullin tonë” në Kosovë. Me aftësi politike, diplomatike, të gjitha të njohura dhe të panjohura që mund t’i zbatojmë si një shtet dhe që askush nuk pret që ne paraprakisht t’i tregojmë të gjitha kartat, në mënyrë që pala tjetër të mos e dijë çdo lëvizje tonën”, ka pretenduar Vuçeviç.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë