“Radoiçiç do arrestohet nga Beogradi”, Eksperti: Pse Kosova i sekuestroi pronat

5 Prill 2024 | 11:13

Eksperti i sigurisë Drizan Shala ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për pronat që shteti i Kosovës i ka sekuestruar Milan Radoiçiçit.

Sipas ekspertit Shala, sekuestrimi i pronave të Milan Radoiçiç është një mesazh edhe për të gjitha grupet në Kosovë që duan të ndjekin të njëjtën rrugë me të kundër Kosovës. Ai tha gjithashtu se ka informacione se Radoiçiç do arrestohet  nga policia Serbe, pasi sipas tij, Beogradi po përballet tashmë me një presion shumë të madh.

“Ne mund të themi sa i takon çështjes së pronave të sekuestruara nga ana e shtetit të Kosovës janë me dhjetëra miliona euro, kjo dëshmon se shteti i Kosovës do të vazhdojë tutje në drejtim të atakimit të kreut të grupit terrorist Radoiçiç dhe mbi këtë bazë veprimet që janë duke u marrë nga institucionet e Kosovës në këtë periudhë kohore, po lënë të nënkuptohet se është një strategji.

Ne patëm vizitën e kryeministrit të Kosovës në veri e më pas patëm aktivimin e grupeve shtetërore të Kosovës që të vazhdojnë të zbatojnë vendimet e gjykatave, siç ishte sekuestrimi dhe konfiskimi i pajisjeve të cilat i ka poseduar Milan Radoiçiç. Ky është një mesazh për atë dhe për grupet e tjera të cilat dëshirojnë të vazhdojnë në drejtim të politikës së Beogradit.

“Sekuestrimi është me dhjetëra miliona euro, pajisjet që janë sekuestruar edhe në konfliktin ushtarak të bërë në drejtim të Kosovës. Ka informacione se Milan Radoiçiç do të arrestohet nga ana e policisë së Serbië pasi ndaj Beogradit zyrtar”, tha Drizan Shala.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026