Konfiskohen tre prona të Milan Radoiçiç në Kosovë
Restoranti dhe banesa e Milan Radoiçiçit në veri të Kosovës janë sekuestruar. Agjencia e pasurive të sekuestruara konfiskoi dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut dhe një në Zubin Potok.
“Ka pasur një urdhër gjykate për konfiskimin e tre pronave, vilës së Millan Radoiçiçit, restorantit Grey dhe një banese në katin e gjashtë mbi restorantin Grey””, thuhet në konfirmimin e bërë nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për mediat në Kosovë.
Vila gjendet buzë liqenit të Ujmanit në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës, ndërsa restoranti dhe banesa gjenden në Mitrovicë të Veriut – ky komuna të banuara me shumicë serbe.
Këto tri prona të paluajtshme ishin sekuestruar fillimisht nga Prokuroria e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosova sekuestron vilën luksoze të Radoiçiç
- Fotoja e Radoiçiç me Gjuriç, avokati: Mund të fshiheshin, pse dolën publikisht
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump