Fotoja e Radoiçiç me Gjuriç, avokati: Mund të fshiheshin, pse dolën publikisht
Avokati Tom Gashi, ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania ku komentoi foton e ish-të dërguarit për Kosovën, Marko Gjuriç, në restorant me Milan Radoiçiç.
Gashi tha se ishte politikani Nikola Sanduloviç ai i cili bëri publike foton.
Sipas Gashit, dalja në publik së bashku e Radoiçiç dhe Gjuriç ishte një mesazh për të treguar se ata janë bashkë.
Avokati nënvizoi se në foto mungonte vetëm presidenti Vuçiç i cili është dhe “shefi” i të dyve.
“Kjo foto është bërë publike nga një politikan i një partie të vogël në Serbi, Nikola Sanduloviç, i cili u rrah pothuajse për vdekje kur vizitoi varrezat e Jasharëve dhe u përkul përball varrit të 7-vjeçares, Blerina Jashari. Ky ishte në thonjëza mëkati i tij. Kur u kthye në Serbi, ai u mor pas një farë kohe dhe u dhunua nga shërbimi sekret BIA. Sanduloviç e ka bërë publike foton e ish-të dërguarit për Kosovën Marko Gjuriç dhe kjo fotografi ka qenë në ambiente të hapura publike dhe kjo ka qenë e qëllimshme. Këta kanë dalë aty në restorant për t’u parë dhe jo për t’u fshehur. Zyrtarët e Serbisë kanë zyra mjaftueshëm për ta mbajtur sekret takimin, por ishte tentativë e përkuljes së Gjuriçirt ndaj Radoiçiçit, ose e kundërta. Mesazhi ishte që ata janë bashkë”, tha Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë