Qëndrimi i SHBA i qartë, Hovenier reagon ashpër ndaj takimit Gjuriç-Radioçiç

11 Mars 2024 | 09:12

Ambasadori i Shteteve  të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier në një përgjigje për Gazetën Express, të dielën, ka folur me tone te ashpra rreth takimit të Marko Gjuriç, ambasadorit të Serbisë në SHBA dhe Milan Radojiçiç i kërkuar nga Interpoli në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë. Hovenier ka theksuar se “jemi në dijeni të raportimeve të mediave për takimin e pretenduar”.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për zotin Radoiçiç është i njohur. Z. Radoiçiç është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, ka thënë Hovenier.

“Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës të përfshirët në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjska që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës” ka shtuar ai

Hovenier rikujton se SHBA ka një pikëpamje të qartë për Radoiçiç.

“Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjska përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”, ka thënë Hovenier.

Marko Gjuriç po përflitet si mandatar për formimin e qeverisë së re të Serbisë pas zgjedhjeve atje.

Radoiçiç i cili e ka pranuar se ka qenë në krye të sulmuesve në Banjskë, ishte ndaluar nga policia serbe më 24 shtator të vitit të kaluar, por pas pak ditëve Gjykata e Lartë në Beograd kishte njoftuar se e ka liruar nga mbajtja një ditë pas marrjes në pyetje.

Që nga atëherë, Radoiçiç është i lirë në Serbi. Në reagimin e tij për takimin, Gjuriç ka thënë se as nuk e fsheh e as nuk turpërohet dhe se lidhet me “punën që e bën”.

Gjuriç ka thënë po ashtu se publikimi i fotografisë lidhet me kthimin e tij në politikë të përditshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026