Shtyhet sërish hyrja në fuqi e rregullave të reja të hyrjes në BE
Sistemi i ri i hyrje-daljeve (Entry/Exit System – EES) i Bashkimit Evropian – i parashikuar të hynte në fuqi nga 10 nëntori i këtij viti – është shtyrë për një kohë të papërcaktuar, për shkak se një pjesë e vendeve anëtare të bllokut nuk janë ende të gatshme për përdorimin e tij.
EES, i cili u krijua në nëntor të vitit 2017, është sistem i parashikuar për udhëtarët nga vendet joanëtare të bllokut, shkruan REL.
Komisionarja e BE-së për punë të brendshme, Ylva Johanson, e bëri të ditur lajmin të enjten, por nuk tregoi se kur mund të hyjë ai në fuqi.
Me sistemin EES, të gjithë qytetarët nga vendet jo anëtare që udhëtojnë për në BE, duhet t’i regjistrojnë në një sistem të veçantë digjital hyrjet dhe daljet e tyre në dhe nga territori i vendeve të BE-së. Në vendkalimet kufitare, ata duhet të lënë edhe të dhënat personale, përfshirë edhe gjurmët e gishtërinjve dhe të dhënat e tjera biometrike.
Evropian, për të pasur një kontroll se kush hyn në BE, si edhe për t’i luftuar dhe sanksionuar keqpërdorimet nga ata që mund të hyjnë pa viza, por pastaj nuk i respektojnë rregullat.
Por, disa ekspertë të vendeve anëtare kanë paralajmëruar se ky sistem ka mundësi t’i rrisë pritjet edhe ashtu të gjata në kufijtë e jashtme të Bashkimit Evropian.
Ndër vendet të cilat nuk janë gati për të nisur me 10 nëntor zbatimin e këtij sistemi, janë përmendur Gjermania, Franca dhe Holanda.
Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së do të punojnë për të përgatitur zbatimin e këtij sistemi, por data se kur do të nisë kjo nuk është përmendur.
Ky sistem nuk është njëlloj sikur sistemi ETIAS, i cili do të duhej të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.
ETIAS është një sistem i cili u kërkon shtetasve të vendeve të treta të regjistrohen në sistemin e saj para se të udhëtojnë drejt BE-së dhe të presin konfirmimin. Konfirmimin e marrin për një periudhë trivjeçare.
LEXONI GJITHASHTU:
Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
- 08:05 Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?
- 08:01 Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit
- 07:57 Trump lëshon deklaratën për Iranin: Sa herë që na godasin, ne do t’i godasim 20 herë
- 07:22 Trump: Irani kërkon me ngulm marrëveshje, synimi është çarmatimi bërthamor