Meloni “përplaset” me Netanjahun, frikë për ushtarët italianë në Libanin jugor

11 Tetor 2024 | 10:11

Qeveria italiane protestoi zyrtarisht kundër autoriteteve izraelite, duke përsëritur se ajo që po ndodh pranë bazës së kontingjentit italian Libanin jugor nuk është e pranueshme.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një bisedë telefonike me komandantin e Sektorit Perëndimor të misionit paqeruajtës të OKB-së.

Meloni mori informacione  mbi situatën në terren pasi dy bazat italiane u goditën “në mënyrë të përsëritur” nga ushtria izraelite.

Kryeministrja e Italisë shprehu  mbështetjen e fortë ndaj  ushtrisë italiane të angazhuar në Liban si pjesë e misionit UNIFIL.

“Ky nuk është një gabim, ky nuk është një aksident,” tha ministri italian i mbrojtjes, Guido Krosetto në një konferencë për shtyp.

UNIFIL u ka kërkuar të gjithë aktorëve të përfshirë që të pushojnë zjarrin menjëherë,” shtoi ai, duke theksuar se aktet armiqësore që po kryhen “mund të përbëjnë krime lufte” ose të paktën “shkelje të pajustifikuara”.

Ministri gjithashtu specifikoi se nuk kishte të lënduar mes paqeruajtësve italianë, por sajo që ndodhi në Liban ishte “krejtësisht e papranueshme”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026