Vdekja e 25-vjeçarit në autobot, zjarrfikësi: Kishte rrjedhje nafte, s’e nxorëm dot

11 Tetor 2024 | 18:45

Petro Piti, një 25-vjeçar nga Ura Vajgurore në Berat, ka ndërruar jetë tragjikisht mbrëmjen e djeshme teksa udhëtonte në aksin Lushnjë-Berat. Pranë fshatit Kashtbardhë, Petro ka konstatuar në rrugë një traktor pa drita dhe është përpjekur të frenojë.

Autoboti me karburant që i përkiste biznesit të familjes së tij ka frenuar për disa metra aq sa është çarë dhe asfalti, por për shkak të ngarkesës që e shtynte përpara mjeti nuk ka mundur të ndalet.

Edhe 25-vjeçari e ka parë shumë vonë mjetin bujqësor që kishte ndaluar buzë rrugës, pa asnjë dritë të ndezur, dhe nuk ka pasur mundësi tjetër reagimi. Duke menduar të mos përplaste shoferin e traktorit, Petro Piti e ka drejtuar autobotin në kanal.

Fatkeqësisht, përplasja ka qenë e fortë dhe për shkak të pjerrësisë së rrugës nga kanali pranë saj, autoboti me karburant është përmbysur dhe i riu ka qëndruar për rreth një orë i bllokuar. Banorët e zonës, kalimtarët e rastit dhe forcat zjarrfikëse kanë bërë të pamundurën për ta nxjerrë. I riu është dërguar me urgjencë në spital, por minuta më vonë Policia ka bërë me dije se ai kishte ndërruar jetë.

Xhezmi Metushi, shefi i zjarrfikëses së Lushnjës tha në emisionin People në Euronews Albania se operacioni i nxjerrjes së 25-vjeçarit nga autoboti i përmbysur ishte i vështirë dhe i rrezikshëm për shkak të rrjedhjes së naftës.

“Shkuam me shpejtësi në vendngjarje, e drejtova vetë operacionin. Duke parë situatën, pasi siguruam zonën dhe punonjësit tanë mos ndodhte ndonjë gjë më e keqe se kishte rrjedhje karburanti të shumtë, ishte me rrezik të shtuar, kishte rrjedhje nafte ku ishte batuar boti. Menjëherë jam lidhur me drejtorin e përgjithshëm që lajmëroi zjarrfikësit fqinj dhe menjëherë ka ardhur një zjarrfikëse me 7 efektivë nga Berati. Jam lidhur me kryetaren e bashkisë që më ka sjellë fadroma dhe mjete të rënda. Situata na e vështirësi punën, mjeti i batuar ishte në tokë bujqësore, ishte në arë, rreth 15 metra nga rruga. Pastaj na kanë ardhur edhe mjete të rënda që bënë të mundur ngritjen e mjetit se ishte e pamundur të veprohej në ato kushte. Kur kemi shkuar ne nuk ka pasur shenja jete, dhe ishte e pamundur të ngrihej mjeti për pozicionin që ishte. Më tej u ndërhy me një mjet vinç të tonazhit shumë të rëndë që ngriti mjetin në lartësi. U munduan ta lëviznim dhe ishte e pamundur që ta nxirrnim të aksidentuarin, ishte e pamundur se pozicioni ishte i tillë”, tha zjarrfikësi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026