Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvillon vizitë pune në Londër

11 Tetor 2024 | 19:09

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj, dhe i përbërë nga e gjithë trupa e gjyqtarëve, ka zhvilluar një vizitë pune dy-ditore pranë gjykatave më të larta në Mbretërinë e Bashkuar, në bashkëpunim me Zyrën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, në kuadër të projektit “Forcimi i shtetit të së drejtës nëpërmjet mbështetjes së Gjykatës Kushtetuese”.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i Gjykatës Kushtetuese ka zhvilluar vizita dhe takime me përfaqësues të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Administrative, si dhe me përfaqësues të Kolegjit Gjyqësor të Mbretërisë së Bashkuar.

Vizita ka pasur si qëllim zgjerimin e njohurive mbi proceset dhe praktikat gjyqësore në Mbretërinë e Bashkuar, mbi zbatimin e parimeve të common-law dhe përdorimin e precedentit gjyqësor në vendimmarrje.

Në ditën e parë të vizitës delegacioni u prit nga Lord Chamberlain, i cili i njohu pjesëmarrësit me juridiksionin e Gjykatës Administrative të Apelit, veçanërisht me rolin e saj në kontrollin e ligjshmerisë së akteve të organeve shtetërore.

Delegacioni pati mundësinë të ndiqte disa seanca gjyqësore, si dhe të zhvillonte një sesion diskutimi profesional dhe tepër të frytshëm me Lord Dungerman, gjyqtari që kryesonte trupën gjyqësore në këtë gjykatë. Kryetarja Zaçaj e falënderoi Lord Dingerman për pritjen e shkëlqyer dhe për mbështetjen për nismën e organizimit të kësaj vizite.

Në ditën e dytë të vizitës, delegacioni është pritur nga Lady Rose dhe Lord Sales, gjyqtarë të Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët u ndalën në sistemin e emërimit dhe karrierës së gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, në juridiksionin dhe përdorimin e precedentit në praktikën e kësaj gjykate.

Në vijim, ata ju përgjigjën pyetjeve të shumta të bëra nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duke dhënë përgjigje mjaft të vlefshme të ilustruara edhe përmes çështjeve konkrete nga praktika e tyre gjyqësore.

Gjithashtu, gjyqtarët shqiptarë vizituan edhe Gjykatën e Lartë Tregtare, në të cilën patën mundësinë të zhvillonin një shkëmbim mjaft interesant me gjyqtarin Robin Knowless sa i takon rolit dhe përvojës së kësaj gjykate në zgjidhjen e çështjeve tregtare dhe të arbitrazhit kundrejt edhe sfidave aktuale bashkëkohore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026