Me armë dhe municion luftarakë në çantë, arrestohet i “forti” në Laprakë
Një 30-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë së Tiranës, pasi u ndalua mbrëmjen e të premtes duke lëvizur i armatosur në zonën e Laprakës.
Shtetasi Kid Koshena, u ndalua teksa po qarkullonte me automjetin e tij së bashku me një mik.
Gjatë kontrolleve që forcat “Shqiponja” kryen në çantën e 30-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri pistoletë, dy krëhra dhe municion luftarak.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas, pasagjer në një automjet, që qarkullonte i armatosur në zonën e Laprakës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në Laprakë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin Xh. S., dhe pasagjer shtetasin K. K. Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit K. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me 2 krëhra dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta