Në kërkim për drogë në Itali, arrestohet në Shqipëri narkotrafikanti

5 Tetor 2024 | 09:47

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale ka realizuar me sukses operacionin e koduar “Operacionalja 18”, gjatë të cilit është kapur një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

41-vjeçari., banues në Manzë të Durrësit, ishte nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike dhe kishte një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Brescias në Itali më në shtator të këtij viti.

Policia bën me dije se vijon bashkëpunimi me homologët italianë për ekstradimin e këtij shtetasit drejt Italisë.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në vijim të  operacionit antidrogë, të koduar “Tornado” mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë,  Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 18”, kapi në Durrës  dhe vuri në pranga shtetasin E.L., 41 vjeç, banues në Manzë, Durrës

Gjykata e Brescias /Itali me date 29.09.2024 ka lëshuar vendim “urdhër arresti ndërkombëtar” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026