Analiza e ekspertit të zgjedhjeve, Blendi Çeka: Pse rënia e LSI, e dëmton PS
Blendi Çeka duke analizuar rezultatin e sondazhit të Qarkut të Tiranës thotë se Partisë Socialiste në dy zgjedhjet e fundit ka marrë gjysmën e mandateve të Tiranës. Tirana tha ai ka qenë e ekuilibruar në ndarjen e mandateve dhe këtë situatë shikon edhe në zgjedhjet e 25 prillit.
“Në 10 vjet ne kemi këtë situatë, kam përshtypje edhe më parë. Ajo që ka 18 mandate në vitin 2017, PS ka përfituar për efekt sistemi pasi PDIU nuk arriti të merrte mandatin, faktikisht duhet të kishte 17 mandate”, tha pedagogu.
Eksperti i çështjeve zgjedhore shtoi më tej se edhe rënia e LSI që shoqërohet me rritjen e PD në vetvete sjell dëmtimin e interesave elektorale të PS.
Kjo pasi sipas tij me ngushtimin e diferencës mes PS dhe PD në rezultat ndarja e mandateve do të jetë në mënyrë të barabartë mes tyre.
“Deri në momentin që PD dhe LSI ruajnë një raport të caktuar ka sens për ju, në momentin që LSI bie shumë dhe PD rritet në mënyrë proporcionale ky kthehet në problem me ju pasi zvogëlohet distanca aq shumë sa që humb edhe avantazhi që ke nga sistemi”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lulzim Basha më popullor se Edi Rama në sondazhin e dytë për Tiranën
- Prirja e votës në Tiranë, PD gëzon rritje, ngushton diferencën me PS-në
- Shtohet pëlqimi për Bashën, Rama dhe kryedemokrati kokë më kokë për votën e Durrësit
- “Rama dhe Basha në garë të barabartë për kryeministër”, Sejamini rendit arsyet e rritjes së kryedemokratit
- Ylli Manjani e Ilva Tare diskutojnë situatën e paqartë se kush ka të drejtë të formojë qeverinë pas 25 prillit
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta