Schumacher në radarët e Audi-t për vitin në 2025 në Formula 1
Mick Schumacher shfaqet në listën e pretendentëve për vendin bosh në skuadrën që zotërohet nga Audi, zvicerania Sauber në atë që mund të jetë shansi i fundit për tu kthyer në Formula 1.
Gjermani ka qënë pilot rezervë te Mercedes për dy sezone pas humbjes së vendit te Haas në fund të 2022.
Ai shpresoi të pilotonte Alpine pasi garoi me francezët në “World Endurance Championship” por ata zgjodhën debutuesin Jack Doohan.

Vendim që nuk la shumë shpresa për Schumacher deri në daljen e lajmit se Mattia Binotto e ka në radar për vitin 2025. Skuadra në pronësinë e Audi-t nuk e ka gjetur ende shokun e skuadrës për Nico Hulkenberg.
Kandidatë të tjerë janë Valtteri Bottas dhe piloti nga Formula 2, Gabriel Bortoleto. Binotto që e njeh Schumacher nga koha kur drejtonte Ferrari-n, pranon se kanë vlerësuar edhe djalin e Legjendës gjermane të Formula 1.
Italiani thotë se gjithcka do të vendoset duke menduar të ardhmen pasi projekti i Audi-t është një sfidë që do të marrë kohë deri në sukseset e para.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta