Toyota kthehet në F1 si partner teknik i Haas
16 vite nga paraqitja e fundit, Toyota kthehet në Formula 1 pas kontratës së nënshkruar si partner teknik me “Haas F1 Team” që hyn në fuqi menjëherë.
Prodhuesi japonez kaloi 8 vite në Formula 1 si skuadër por edhe prodhues motorrësh duke u ngjitur 13 herë në podium dhe arritur në vendin e 4 në klasifikimin e konstruktorëve.
Sipas marrëveshjes disavjecare, Haas dhe Toyota – përmes divizionit të motorsportit “Toyota Gazoo Racing” (TGR) – do të këmbejnë ekspertizën dhe njohuritë për sportin. Kjo marrëveshje do të funksionojë paralelisht me atë që skuadra ka me Ferrari-n prej vitit 2016.

TGR do të ndihmojë në dizajn, shërbime teknike dhe prodhimi për Haas që si këmbim do të ofrojë ekspertizën teknike dhe benefitet komerciale. Objektivi i amerikanëve është zhvillimi dhe konkurenca në F1.
Bashkëpunimi u prezantua në “Fuji International Speedëay” që është në pronësi të Toyota’s që do të vendosë “brand”-in “Toyota Gazoo Racing” në makinat e Nico Hulkenberg dhe Kevin Magnussen që prej fundjavës së ardhshme në Shtetet e Bashkuara në Austin. Haas renditet në vendin e 7 për konstruktorë, 3 pikë pas RB në betejën për vendin e 6.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë