Monza, Tempulli i Shpejtësisë në Formula 1
Gara e 16’të e sezonit dhe e 2’ta në pjesën e dytë të tij, do të zhvillohet në Monza që ndryshe njihet si Tempulli i Shpejtësisë në Formula 1.
Në këtë shkrim do të shpjegojmë kthesat ikonë të Autodromit Kombëtar në Itali.

1. “Variante del Rettifilo” – Eshtë një kthesë e ngushtë nga e djathta në të majtë që shoqëron vijën e start’it/finish’it. Një zonë frenimi të fortë që ofron mundësi të mira parakalimi. Bordurat e saj vendosin shumë për të ardhmen e xhiros dhe kërkojnë një ekzekutim perfekt për të ruajtur pozicionin në vazhdim në cirkuit.

2. “Curva Grande-Biassono” – Një kthesë e gjatë djathtas që ndjek bordurën e 1’rë që makinat e kalojnë me shpejtësi të lartë. Ka marrë emrin e qytetit aty afër, Biassono dhe mbiquhet e madhe për shkak të gjatësisë së saj.

3. “Lesmo 1” – Eshtë e 1’ra nga dy kthesat rradhazi në të djathtë në “Autodromo Nazionale Monza”. Më e ngushtë se “Lesmo 2” dhe kërkon një frenim preçiz shoqëruar nga shpejtësia e duhur. Njësoj si ajo më lart, është emërtuar në nder të qytezës Lesmo, pranë pistës.

4. “Lesmo 2” – Eshtë e 2’ta nga dy kthesat rradhazi në të djathtë në Monza. Ajo është më e hapur dhe e shpejtë se 1, duke ju lejuar pilotëve të jenë më të shpejtë se paraardhsja dhe ashtu si Lesmo 1 është emërtuar në nder të qytezës Lesmo, pranë pistës.

5. “Variante Ascari” – Një kombinim majtas-djathtas-majtas që sfidon pilotët dhe kërkon aplikim perfekt në ekzekutim. E ka marrë emrin nga piloti Alberto Ascari që u shpall kampion në vitet 1952 dhe 1953. Ascari humbi jetën gjatë testimeve në vitin 1955 në Monza dhe kjo kthesë u emërtua në nder të tij.

6. “Curva Alboreto Parabolica” – Një nga kthesat më të famshme në motorsport, e gjatë dhe që shtrihet djathtas e dërgon cirkuitin në vijën e start’it/finish’it. Teston aftësinë e pilotëve për tu future shpejtë në kthesë.
Fillimisht është quajtur thjeshtë “Parabolica” për shkak të formës por në vitin 2021 u riemërtua “Curva Alboreto” në nder të pilotit Italian, Michele Alboreto që humbi jetën në një incident gjatë testimeve në vitin 2001.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë