English

5 dilemat e Azerbaixhanit në Formula 1

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy të tretat e sezonit dhe garat në Evropë kanë mbetur pas ndërsa Formula 1 rikthehet me dy gara brenda një jave në Azerbaixhan dhe Singapor.

- Advertisement -

Dhe me titujt që janë rihapur plotësisht, këto janë disa nga cështjet që do të ngrihen fundjavën e ardhshme në Baku:


– McLaren dhe urdhërat brenda skuadrës

Ky sezon ka pasur gjithcka Brenda, nga dominimi i fillimit të Red Bull te disa gara të mira të Ferrari’t dhe shndërrimin e McLaren në skuadrën për tu mundur në praninë e Mercedes që nuk duhet përjashtuar. Por të parashikosh urdhërat brenda skuadrave po bëhet gjithnjë e vështirë dhe kur ato përmenden, të gjithë e kthejnë vëmendjen te McLaren. Team Principal Andrea Stella sugjeron që gjithcka të konsiderohet hap pas hapi për shkak se të dy titujt janë tani objektiva të mundshëm.


– Ferrari provon të përsërisë Monza’n në Lindje

Jo vetëm McLaren por edhe Ferrari beson se ka shanse të arrijë njërin nga titujt deri në fund dhe konkretisht atë të konstruktorëve. Azerbaixhani është një pistë ku Ferrari tradicionalisht është paraqitur mirë. Vecanërisht Leclerc që ka vendosur “pole position” në 3 edicionet fundit, përfshi Sprint dhe Grand Prix një vit më parë. Por këtë sezon do të jetë një test i ndryshëm për shkak të asfaltit të ri që do të qartësojë nëse Ferrari do të jetë në gjëndje të luftojë për fitore nga tani e deri në fund të kampionatit.


– Red Bull në kërkim të zgjidhjes

Tabloja e kampionatit ka ndryshuar për shkak të rënies së formës së Red Bull që nuk ka fituar asnjë garë prej suksesit të Verstappen në dëm të Norris në “Spanish Grand Prix” në fund të Qershorit. Verstappen kërkon që Red Bull ta kthejë përmbys makinën për rikthimin e performancës në të kundërt, rivalët do të jenë të paaarritshëm këtë sezon. Cirkuiti në rrugët e Baku është një e panjohur e madhe për Red Bull që mund të cojë në një fundjavë akoma më të vështirë në Singapor.


– Bearman kthehet me statusin e superzëvendësuesit

Nga “Saudi Arabian Grand Prix” ka kaluar shumë kohë por Ollie Bearman do të shfrytëzojë eksperiencën në Jeddah në paraqitjen e dytë në Formula 1 këtë fundjavë. Pasi zëvendësoi Carlos Sainz në muajin Mars, Bearman do të zhvillojë garën e parë në bordin e Haas në vend të të pezulluarit Kevin Magnussen. Tani ka një makinë më të dobët dhe është në një cirkuit më të vështirë ndaj pritshmëritë mund të mos arrihen. Megjithatë Bearman ka pak për të mos thënë asgjë për të humbur dhe ajo cka mund të fitojë është eksperienca e nevojshme për promovimin e vitit të ardhshëm.


– Beteja për një vend te Sauber

Ndërsa Bearman nuk do të garojë në Formula 2 gjatë fundjavës, të tjerët kanë shumë për të dhënë e marrë në kategorinë inferiore. Bortoleto është 10.5 pikë pas Hadjar, dhe është nën vëshgimin e drejtuesit të “Sauber Motorsport”, Mattia Binotto si një kandidaturë e mundshme për vitin 2025. Ai është në garë me Valtteri Bottas, Zhou Guanyu dhe Theo Pourchaire përvec të tjerëve dhe rruga e tij kalon mes tratativave me drejtuesit e McLaren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?