“Muzika për të gjithë”, 28 këngëtarë në koncertin vokal-instrumental në Tiranë
Edukimi dhe pasioni për muzikën bashkoi mbi 28 këngëtarë, instrumentistë dhe artistë të njohur nga Shqipëria dhe vende të tjera në Universitetin e Arteve.
Performanca nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur Bujar Alliu ofroi një repertor të zgjedhur duke përfshirë muzikë shqiptare, vepra klasike botërore, dhe pjesë muzikore të njohura latine dhe moderne.
Për 70 minuta, spektatorë miq dhe familjarë të artistëve, studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Muzikës shijuan dhe duartrokitën performancën.
Muzika i bashkon njerëzit pavarësisht kombësisë, racës, gjinisë, moshës.
Pikërisht ky mesazh u transmetua edhe gjatë këtij koncerti, duke u bërë pjesë e rrjetit FOSTER në Ballkanin Perëndimorë, që në vendin tonë mbështetet nga Komiteti i Helsinkit, për të transmetuar sa më shumë vlera humane dhe pasuruar jetën artistike.
“Muzika për të gjithë” është lëvizje artistike dhe sociale në gjithë botën, e cila tashmë hapi siparin e saj edhe në Shqipëri në kujdesin e Profesoreshës së Fakultetit të Muzikës, Drejtore Projekti Armira Kapxhiu, Dirigjentit Profesor Bujar Alliu.
Në prezantimin e moderatores Aida Kapxhiu performuan instrumentisti Italian Samuel Pogi, pianistet Ana Kaçinari, Ardita Bufaj, Gysi Teqja, dirigjenti Italian Fabio rroki
Po ashtu u dëgjuan dhe zërat e artistëve shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Zvicra si dhe Enajda Fasko, Fiona Thaçi, Nada bregu dhe Verona Kryeziu.
Ky koncert tregoi fuqinë e muzikës për të bashkuar njerëzit nga kultura të ndryshme.
Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:41 “Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 12:28 PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale
- 12:23 Konjufca i bën thirrje Gjykatës së Hagës: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)